Theo: Luaj aty ku më thotë Pioli, te Milani jemi të gjithë të bashkuar

Milan mundi 0-3 Empolin, duke marrë kështu një fitore me vlerë në kampionat. Mbrojtësi i kuqezinjve, Theo Hernandez dha mendimin e tij, menjëherë pas ndeshjes.

Kjaer?: “Kemi pasur një periudhë paksa të vështirë, por kur fiton, nuk mund të thuash asgjë. Jam i lumtur dhe mendoj se kemi bërë gjëra të mira në këto ndeshje, si ekip. Asnjëherë nuk dëgjuam se çfarë thoshin njerëzit jashtë, ne punuam  si duhet dhe kjo është arsyeja pse fituam”.

Për rolin e qendërmbrojtësit: “Unë jam ende 26 vjeç. Kemi shumëtë dëmtuar , trajneri më pyeti nëse mund të luaja si qendërmbrojtës dhe unë u përgjigja se do të isha i lumtur të ndihmoja skuadrën, kudo që më thërret”.

Së fundmi, diçka për Piolin: “Ne kemi qenë gjithmonë me të, nuk dëgjojmë çfarë thonë njerëzit. I gjithë ekipi është me trajnerin dhe ne jemi me të deri në fund” – Tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Theo: Luaj aty ku më thotë Pioli, te Milani jemi të gjithë të bashkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook