Doris Kopaçi, një prej të rinjve shqiptarë që u dhunua nga një grup i paidentifikuar agresorësh në Malin e Zi është rikthyer në banesën e tij, në fshatin Vërdovë, pas ngjarjes së rëndë.
Gazetarja Lorena Kodra ka zbuluar se nga gjendja e tij e traumatizuar ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai e as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët.
Sipas tij kanë qenë këta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.
Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.