Fernando Santos është ulur në stolin e Besiktas. Klubi turk ka firmosur me trajnerin portugez, duke i dhënë fund kështu kërkimeve për gjetjen e një tekniku.
“Fernando Santos, nga Portugalia, është emëruar menaxher i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim atë në shtëpinë e tij të re” – Shkruan Besiktas.
Santos mbahet mend për faktin se ka drejtuar Portugalinë për shumë vite. “Timonieri” i lindur në Lisbonë udhëhoqi së fundmi Poloninë, por u shkarkua për shkak të humbjes me Shqipërinë në kualifikueese.
(J.S/)