U qëllua për vdekje me snajper sonte në Vlorë, 22-vjeçari i shpëtoi atentatit një vit më parë

U qëllua për vdekje me snajper sonte në Vlorë,

22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë sonte në mbrëmje pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.

Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.

Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

 

U qëllua për vdekje me snajper sonte në Vlorë, 22-vjeçari i shpëtoi atentatit një vit më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook