U vra sonte në Vlorë, 22-vjeçari ishte djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’

U vra sonte në Vlorë, 22-vjeçari ishte djali i

Gëzim Sinomati, 22-vjeçari i cili mbeti i vrarë këtë mbrëmje në Vlorë, nuk ishte një person i panjohur për policinë.

Ai ishte djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000. Ai aksidentalisht qëlloi Luigj Xhafën, kalimtar të rastit, edhe pse si qëllim kishte ekzekutimin e Sokol Nuhos, por situata i doli jashë kontrollit.

Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së Bernad Sinomati, xhaxhit të 22-vjeçarit. Në atë kohë policia bëri me dije se  automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit, çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut, Gëzim Sinomati.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit”-njoftoi policia.

U vra sonte në Vlorë, 22-vjeçari ishte djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook