Liverpool ka fituar 0-2 ndaj Arsenalit, në Emirates Stadium (London), në sfidën e vlefshme për FA Cup (1/32). Rasti i parë serioz i ndeshjes i takon minutës së 12-të, kur Odeggard nga brenda zonës, gjeti vetëm traversën. Në të 44-tën, Alexander-Arnold u shfaq protagonist, por goditja e tij me të djathtën u ndal nga traversa.
Në minutën e 50-të, londinezët “flirtuan” me golin me anë të Bukayo Saka, gjuajtja e sulmuesit anglez u bllokua nga mbrojtja. 12 minuta nga fundi, Ramsdale i thotë jo Luis Diaz-it, duke i mohuar kështu një gol të sigurt.
Në minutën e 80-të, një autogol i polakut Jakub Kiwior i dhuroi avantazhin The Reds. Diaz “vulosi” ndeshjen në shtesë, me Liverpool që vazhdon në fazën tjetër, ndërsa The Gooners e mbyllin këtu aventurën e FA CUP për këtë sezon.
(J.S/)