Roma barazoi 1-1 ndaj Atalantës, në përballjen e Stadio Olimpico (Rome), sfidë kjo e Serie A. Bergamaskët treguan se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje në kryeqytet dhe menjëherë, pas vetëm 8 minutash lojë, zhbllokuan takimin. Koopmeiners dërgoi topin në rrjetë, pas një koordinimi perfekt me kokë.
Ekipi i Mourinhos përpiqet që të reagojë dhe ia del të vendosë ekuilibrat në minutën e 39-të. Paulo Dybala nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, me skuadrat që shkuan me barazim në dhomat e zhveshjes. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti, që bëri një paraqitje të mirë. Roma renditet në vendin e tetë, Atalanta në vendin e gjashtë.
(J.S/)