Juventus ka triumfuar me përmbysje 1-2 Salernitanës, në Stadio Arechi (Salerno), duke shkuar kështu në kuotën e 46 pikëve, në vendin e dytë. “Zonja e vjetër” dominoi në pjesën e parë, por nuk u tregua konkrete. Skuadra mysafire shifrytëzoi në maksimum një mundësi në minutën e 39-të, me mesfushorin italian Maggiore që realizoi gol.
Në filimin e pjesës së dytë, Maggiore “tradhton” skuadrën e Inzaghit, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me një lojtar më pak, për 40 minuta lojë.
Në superioritet numerik, bardhezinjtë reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Iling Junior, i cili u shërbye nga serbi Vlahovic. Në fundin e sfidës, Vlahohic përmbysi llogaritë. Juventus kështu vazhdon ndjekjen ndaj Interit kryesues dhe për momentin është -2 pikë. Salernitana mbyll klasifikimin me 12 pikë.
(J.S/)