Askush nuk e dinte që ishte shtatzënë. Por tani Halle Bailey është bërë nënë. Siç ka bërë të ditur në Instagram, ajo ka sjellë në jetë një djalë. Madje, aktorja zbulon edhe emrin. 23-vjeçarja postoi në rrjetet sociale një fotografi të saj duke mbajtur dorën e djalit të sapoardhur në jetë.
“Edhe pse kemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim”,– ka shkruar ajo në foton me dorën e djalit, në të cilën duket një buzylyk ari me emrin “Halo”.
Edhe reperi amerikan DDG postoi foton e djalit bashkë me një mesazh emocionues.
Aktorja nuk konfrimoi asnjëherë thashethemet që dolën në media, madje ajo reagoi ashpër duke i kërkuar publikut ta linte të qetë.