Dëmtimi i rëndë i Milan Skriniar, i cili do të mungojë për 3-4 muajt e ardhshëm, detyron Paris Saint-Germain të rishikojë planet e merkatos dhe bën të nevojshme blerjen e një mbrojtësi. Kampionët e Francës po mendojnë për emrat e mundshëm për prapavijën dhe duket se ka disa alternativa.
Emri i parë është ai i Kevin Danso, por tashmë Lens ka bërë të ditur se nuk janë të gatshëm të negociojnë për një transferim para verës. Më pas në listë janë Leny Yoro, një talent nga Lille, dhe Jean-Clair Todibo nga Nice, lojtarë të cilët ndiqen edhe nga skuadrat e mëdha angleze. David Hancko, një ish-futbollist Fiorentinës, aktualisht pjesë e Feyenoord mund të mbërrijë në Paris.
Vetëm një gjë është e sigurtë, PSG do të afrojë zëvendësuesin e Skriniar në merkaton e janarit. Ekipi i drejtuar nga Enrique synon që të fitojë titullin kampion dhe të arrijë gjithashtu te triumfi i shumëkërkuar në Champions.
(J.S/)