Ndizet gara për kreun në të dyja konferencat e NBA. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Minnesota, që u mund 115-108 nga Dallas Mavericks, në një ndeshje të ekuilibruar. Irving me 35 pikë e Doncic me 34 pikë bënë diferencën në parket për Dallas, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Edëards.
Në vendin e dytë dhe ndjekësja e denjë është skuadra kampione e Denver, që fitoi me lehtësi 131-114 ndaj Detroit Piston, ndeshje e komanduar nga vendasit. Murray me 37 pikë ishtë shënuesi më i mirë në fushë për Nuggets.
Rikthehet te fitorja pas pesë humbjesh ekipi i Lakers, që mundi 106-103 Clippers në derbin e Los Anxhelesit. LeBron James me 25 pikë e Davis me 22 bënë diferencën për Lakers, që gjithsesi mbeten në vend të 10-të.
Në Lindje, vijon sezoni i dobët për Brooklyn Nets, teksa u mund në shtëpi 134-127 nga Portland Trail Blazers. Për miqtë u dallua Simons me 38 pikë e 11 rebound. Nets kanë rrëshkitur në vendin e nëntë në Lindje, teksa regjistruar humbjen e 21-të.
()