Dy automjete kishin ngecur në borë në Korçë, pasagjerët nxirren nga mjetet pa u lënduar

Dy automjete kishin ngecur në borë në Korçë,

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës në Vithkuq një ditë më parë ka bllokuar dy automjete Xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga Xhipat ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal duke u bllokuar, brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar.

Ndërsa Xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpastruesja, e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës. Vetëm këtë të hënë me dy borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i automjetit Xhip dhe borëpastrueses të bllokuara të dielën.

Dy automjete kishin ngecur në borë në Korçë, pasagjerët nxirren nga mjetet pa u lënduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook