EMRI/ I shpallur në kërkim për disa akuza, arrestohet 28-vjeçarti nga Shkodra

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i identifikuar si Seadet Myftija.

Sipas bluve 28-vjeçari nga Shkodra është i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se:

-më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

-më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Arena e Lajmit

EMRI/ I shpallur në kërkim për disa akuza, arrestohet 28-vjeçarti nga Shkodra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook