Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, Endri Baku, që kanosi për motive të dobëta një 40-vjeçar, dy ditë më parë, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.
Shërbimet e Policisë gjejnë në automjetin e 33-vjeçarit, sendin që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, për kanosjen. 33-vjeçari i arrestuar, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimit të një 40-vjeçari se ishte kanosur nga një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat u bë kapja në lagjen nr 3, Cërrik, dhe arrestimi i shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Cërrik.
Ky shtetas u shpall në kërkim pasi nga veprimet hetimore të kryera pas kallëzimit të 40-vjeçarit, rezultoi se më datë 06.01.2024, në fshatin Shalës, e kishte kanosur këtë shtetas, për motive të dobëta, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.