Flet vëllai i 41-vjeçares që vrau veten, i përgjigjet akuzave të kunatit të Bedries se fëmijët mashtruan për dhunën: Burrin e motrës nuk dua ta shoh në burg

Flet vëllai i 41-vjeçares që vrau veten, i përgjigjet

Vëllai i Bedrie Lokës iu është përgjigjur akuzave të kunatit të saj, i cili deklaroi se fëmijët e saj kanë gënjyer kur kanë dëshmuar para hetuesve se e ndjera është dhunuar nga bashkëshorti, Xhemal Loka.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai u shpreh se duhet të zbardhet e vërteta nëse fëmijët e çiftit kanë gënjyer nën presionin e dajave të tyre, siç pretendoi kunati i 41-vjeçares.

I vëllai i të ndjerës, Mahmut Bushi, deklaroi se motra e tij nuk ka vdekur nga TikTok, por nga bashkëshorti, Xhemal Loka.

“Në lidhje me deklaratën që ka bërë kunati i motrës sime, fëmijët e saj i kanë dërguar vetë në polici. Fëmijët e motrës nuk e di se çfarë kanë thënë.

Të zbardhet e vërteta nëse kanë thënë mashtrime, por nëse janë me fakte e me video, prapë të zbardhet e vërteta. Fëmijët i kanë çdo gjë më provë, shkaktari i vdekjes së motrës sime është i shoqi i vet. Nuk më intereson çfarë kanë deklaruar fëmijët, deklarimet i kanë dhënë sepse kanë parë diçka të drejtë ndaj mamit të vet dhe një gjë të patolerueshme ndaj saj.

Motra ime nuk ka vdekur nga TikTok. Nëse i ka ardhur vdekja nga TikTok do var veten unë i pari, por s’ka shans. Do ta gjejë policia se kush e ka hapur adresën e TikTok. Burrin e motrës sime nuk dua ta shikoj në burg, por në këmbë.

Nëse jam i zoti të bëj diçka, ma dhëntë Zoti. Nëse nuk jam i zoti, do të ul kokën, sikur e kam ulur sot sepse më ka vdekur motra më e mira, edhe bashkëshorti vet e di se çfarë gruaje ka pasur në krahë”, tha vëllai i viktimës.

Flet vëllai i 41-vjeçares që vrau veten, i përgjigjet akuzave të kunatit të Bedries se fëmijët mashtruan për dhunën: Burrin e motrës nuk dua ta shoh në burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook