Për ata që mendonin se Kylian Mbappé kishte tashmë një marrëveshje me Real Madridin për të ardhmen e tij të afërt, nuk është e vërtetë. Njerëzit pranë lojtarit të PSG-së folën për RMC Sport, duke nënvizuar se për momentin nuk ka një vendim.
“Nuk ka asnjë marrëveshje për të ardhmen e Kylian, veçanërisht pasi nuk ka pasur diskutime për këtë çështje. Për më tepër, asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimit, reflektimit apo vendimit të Kylian” – deklaruan ata.
Sot mediat franceze dhe spanjolle shkruanin se ishte arritur marrëveshja totale, me sulmuesin francez që pritej të kalonte në verë te Real Madrid, por siç duket, nuk ka asgjë të vërtetë. Kështu, klubet angleze mund të futen sërish në garë, ku Liverpool dhe Manchester United janë të interesuar për shërbimet e Mbappe.
()