Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit, është shtyrë për në datën 18 janar. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se avokati ka kërkuar pushimin e çështjes duke argumentuar, se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.
Ndërkohë edhe seanca e parafundit e mbajtur më 18 dhjetor, ishte shtyrë për ditën e sotme. Seanca e së hënës u Më herët gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.
Kujtojmë se në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.