“SPAK mund të fusë në burg gjysmën e deputetëve”, ish-prokurori përplaset me analistin për arrestimin e Berishës

“SPAK mund të fusë në burg gjysmën e

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se masa e vendosur ndaj Berishës nuk e pengonte atë që të ndiqte ushtrimin e detyrës si deputet, ndaj ai duhej të mos e kundërshtonte atë. Por, Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, tha se ky është një precedent i rrezikshëm sepse i jep pushtet SPAK-ut që të arrestojë gjysmën e parlamentit, duke eliminuar qëllimin e imunitetit të deputetit.

Pjesë nga debati

Ergys Mërtiri: Kur flitet për masë detyrim paraqitje kjo nuk e pengon ushtrimin e detyrës së deputetit për të cilën e kandë mundatuar. Ai mund të shkojë në parlament.

Ylli Rakipi: Këtë e thua ti, po ai ka qenë president.

Eugen Beçi: Një deputet ka qenë me arrest në burg dhe i është dhënë leje për të vajtur në parlament. Çfarë do të thotë kjo?

Ergys Mërtiri: Ka dy masa. Njëra është heqja e lirisë dhe tjetra kufizimi i lirisë. SPAK-u thotë se kufizimi i lirisë nuk e pengon ushtrimin e detyrës nga deputeti, sepse paraqitet dhe vazhdon detyrën dhe nuk kam detyrimin për t’ia marrë lejen parlamentit.

Eugen Beçi: Ky thotë diçka tjetër që çdo deputet të shkojë në rresht atje.

Ergys Mërtiri: Pra SPAK-u e bëka për gangasterllëk këtë?

Eugen Beçi: Nesër SPAK-u mund të çohet dhe të thotë: Do të fus gjysmën e parlamentit në burg dhe do t’u jap leje sa herë që të kenë seancë plenare që të shkojnë në parlament. Ky është qëllimi i imunitetit?

Imuniteti është që maxhorancë të mos krijojë presion ndaj pakicës nëpërmjet levave të saj ligjore.

Ergys Mërtiri: Po ça presioni, presion mund të bëjë edhe polici i trafikut.

Eugen Beçi: Po prandaj ka imunitet deputeti që të mos e prekë polici. Por këtu, duke relativizuar parlamentin në këtë farë feje, deputetët do të jenë me keq se ç’ishin dje. Prokurori, kur shkon në sallën e gjyqit, nuk shkon vetëm me kushtetutën, por edhe me Kodin e Procedurës Penale

“SPAK mund të fusë në burg gjysmën e deputetëve”, ish-prokurori përplaset me analistin për arrestimin e Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook