“Të lexosh 4 faqe dhe të mos kuptosh gjë”, Tela përplaset me Mërtirin për vendimin e gjykatës për Berishën

“Të lexosh 4 faqe dhe të mos kuptosh gjë”, Tela

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u përplas në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, me gazetarin Andi Tela për masën e dhënë nga gjykata për ish-kryeministrin Sali Berisha për ta lënë në arrest shtëpiak. Ndërsa Mërtiri tha se vendimi ishte normal sepse Berisha refuzoi masën e detyrimit të paraqitjes te oficeri policisë gjyqësore, Tela tha se vendimi nuk mbështetet as në Kodin e Procedurës Penale dhe as në Kushtetutë.

Pjesë nga debati

Andi Tela: Siç e shpjegoi në 4 faqe dhe nuk kuptohej se pse gjyqtari nuk kishte shkuar të kërkonte autorizim nga kuvendi dhe e quante të ligjshëm faktin se nuk duhet kërkuar autorizim.

Ergys Mërtiri: Ai kërkon autorizim se ky nuk kishte zbatuar masën.

Andi Tela: Jo po flas për masën e parë, heqjen e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur. Gjyqtarja kur të vendosë duhet të mbështetet diku, te Kodi i Procedurës Penale dhe në Kushtetutë dhe janë të shkruara shqip këto. Pra kur ti thua “Çcdo formë e heqjes së lirisë”.

Ergys Mërtiri: Kufizimi i lirisë është ndryshe nga heqja e lirisë.

Andi Tela: Heqja e lirisë, e di çfarë është?

Ergys Mërtiri: Heqja e lirisë është burgu, kurse kufizimi është kjo tjetra.

Eugen Beçi: Siç tha edhe z. Tela të lexosh 4 faqe dhe të mos kuptosh gjë, neni 87 kërkon marrjen e autorizimit nga parlamenti për arrestin në burg, arrestin në shtëpi, apo çdo masë tjetër të kufizimit të lirisë. Ligjvënësi e ka përjashtuar arrestin në burg, arrestin në shtëpi dhe çdo lloj tjetër. Kush mbeti lloji tjetër?

Ergys Mërtiri: E shpjegoi prokurori, mbyllja në një spital psikiatrik.

Eugen Beçi: Jo, jo, po të kalojmë në këto lloj lojërash.

Ergys Mërtiri: Është një nga format e kufizimit të lirisë.

Eugen Beçi: Me cinizëm po e them edhe unë. Edhe kur do të mbyllësh një deputet në spital psikiatrik, duhet të shkosh në parlament.

“Të lexosh 4 faqe dhe të mos kuptosh gjë”, Tela përplaset me Mërtirin për vendimin e gjykatës për Berishën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook