Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjtuesit të saj, 29 vjeç, se kishte lidhje intime me vajzën e saj të mitur në Pogradec.
Pak ditë më parë ajo denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj për marrëdhënien që kishte me të bijën prej gati 2 vitesh.
Nëna e 12-vjeçares tha se situatën me të bijën e ka kuptuar dy muaj më parë pasi sipas saj i kishte dëgjuar mbrapa derës por nuk kishte folur dhe as denoncuar pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj.
Ndër të tjera ajo thasë “Ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë.”
Pas bërjes publike të ngjarjes, Bosi është shpërngulur në Përrenjas.
()