Dritë në fund të tunelit. Trajneri i Barcelonës, Xavi ka marrë një lajm të mirë. Mesfushori Pedri ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes së sotme me grupin dhe mund të rikuperohet për ndeshjen ndaj Osasuna-s, takim ky që vlen për Superkupën dhe që luhet me 11 janar.
Pedri nuk kontribuoi dot për skuadrën për shkak dëmtimi në ndeshjet ndaj Almeria, Club America, Las Palmas dhe Barbastro. 21-vjeçari ka luajtur vetëm 8 ndeshje në kampionat këtë sezon, duke shënuar 1 gol, ndërsa ende nuk ka provuar shijen e asistit.
Tekniku Xavi shpreson që të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion në këtë periudhë kur kalendari është tejet i ngjeshur me ndeshje në La Liga, apo edhe në Champions League. Barça në kampionat renditet në vendin e 3-të me 41 pikë.
(J.S/)