Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me operacionin “Sundimi i ligjit” dhe “Tempullin”.
Balla thotë se pret rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Reagimi i Ballës:
“SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI”
30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan.
Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.
Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.