Davide Frattesi po luan sezonin e parë te Interi. Mesfushori italian u transferua në verë në Milano, si një bast i trajnerit zikaltër, Inzaghi.
Frattesi, në një intervistë të dhënë ka thënë se ka dashur të largohet që dy vjet më parë nga Sassuolo, por e bindën që të qëndrojë në Reggio Emilia. Lojtari dha mendimin e tij edhe për garën në Serie A, ku Interi është favoriti kryesor për titull.
Sassuolo? “Dy vjet më parë doja të largohesha nga Sassuolo. Ndoshta nuk ishte ende koha, Carnevali u vendosën në lëvizje për të më bindur që të qëndroja. Ishte zgjedhja e duhur dhe në fakt sezoni i shkëlqyer i vitit të ardhshëm ishte pasojë e natyrshme.
A jemi ne më të fortët? Shihemi në maj. Këtë vit sigurisht që nuk shoh një ekip që të vrasë kampionatin, siç bëri Napoli vitin e kaluar. Janë tre-katër skuadra që janë të barabarta, që janë aty për të rivalizuar me njëra-tjetrën” – Tha ai.
(J.S/)