SENEGAL
Sadio Mane martohet me të dashurën e tij 18 vjecare, Aisha Tamba. Sipas DailyMail dasma u zhvillua më 7 janar në Keur Massar, një zonë në kryeqytetin e Dakarit,Senegal vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar.
Të ftuar në ceremoninë martesore ishin familjarë, miq dhe bashkëlojtarë të futbollistit senegalez.
Fotot e çiftit janë publikuar në Instagram nga kompania ‘Magvision’, duke treguar Manen dhe gruan e tij, e cila është rritur në zonën Casamance të Senegalit. Çifti ishte veshur sipas traditave të vendlindjes së tyre.
Gjatë kohës së tij në Liverpool, Mane nuk kishte shpallur publikisht ndonjë marrëdhënie dhe e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen me Aishan Megjithatë, në vitin 2022, ai kishte folur për llojin e partneres me të cilin do donte të martohej.
“Kam parë shumë vajza që më pyesin pse nuk jam martuar, por më vjen keq që mund të humbisni kohën tuaj. Gruaja me të cilën do të martohem nuk do të jetë në rrjete sociale”, ka deklaruar Mane.
Mane u njoh me Ajshen për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, por për shkak se ishte e mitur, ai kurrë nuk e bëri lidhjen zyrtare.