Goditi portierin sepse i dëmtoi djalin, babai i binjakëve Shpendi merr dënim shembullor në Itali

Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Christian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi, teksa video e kësaj ngjarjeje u bë virale.

Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Christian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Christian Shpendi pjesë e Cesena-s dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur. Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.

()

Arena e Lajmit

Goditi portierin sepse i dëmtoi djalin, babai i binjakëve Shpendi merr dënim shembullor në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook