Pse e vranë tani Gëzim Sinomatajn? Artan Hoxha zbulon “gabimet” që bëri viktima

Pse e vranë tani Gëzim Sinomatajn? Artan Hoxha zbulon

Artan Hoxha deklaroi se vrasja e 22-vjeçarin Gëzim Sinomataj ndodhi në këtë moment pasi familja e tyre kishte ulur vigjilencën, kjo edhe për shkak të festave të fundvitit.

“Në periudhat e festave gjithmonë kemi një ulje vigjilence të personazheve të botës së krimit. Edhe ata janë familjarë dhe duan të gëzojnë. Nëse Benardi ka kohë që ishte në qytet, Gëzimi kishte vetëm 4 ditë dhe do kthehej sërish në Belgjikë. Në familje janë mbledhur të gjithë bashkë dhe kjo dëshmon që e kanë ulur vigjilencën. I biri në fakt nuk ruhej. Autorët i kanë parë edhe pikat e dobëta. Kush do t’i kapte ata nëse do t’i qëllonin me breshëri. Pra i kanë vëzhguar. Edhe ata nuk kanë pasur shumë kohë dhe siguri për të ndenjur gjatë dhe pa u zbuluar”, tha gazetari në Top Talk.

Gjithashtu Hoxha tregon se ky atentat ishte i kushtueshëm, dhe autorët, të cilët nuk janë nga Vlora, janë të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

“Ngjarje të tilla në Vlorë janë të pazbardhura. Targat janë të dubluara dhe targat origjinale janë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj problemi. Deri sa të shkosh ti te dublimi, elementi i shpejtësisë nuk është më në favorin tënd. Duhet që të kenë bërë një gabim që të shkosh drejt tyre. Koha është në favor të autorëve në këtë rast. Autorët që nuk janë nga Vlora kanë lënë shumë pak zhurmë, ata nuk kanë djegur vetëm atë makinë. Kjo hyn te atentatet me kosto shumë të lartë. Kanë ekzekutorë të kushtueshëm.  Po bën qitje në një zonë që nuk është e lehtë. Njerëzit që janë aty janë më vigjilent. Ky organizim është i një grupi të strukturuar”, tha Artan Hoxha.

Pse e vranë tani Gëzim Sinomatajn? Artan Hoxha zbulon “gabimet” që bëri viktima

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook