I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj dhe i burgosuri Ilir Kupa kanë kundërshtuar vendimin e Ulsi Manjës për vendosjen në regjimin 41 Bis.
Ata kanë ankimuar vendimin e Ministrit të Drejtësisë në Gjykatën e Posaçme.
Vendimi për vendosjen në regjimin e posaçëm “bis 41” të të famshmit të bandës së “Babagjyshërve”, Alber Kupa alias Ilir Kupa, u mor më 21 Dhjetor, me urdhër të ministrit Manja.
Ndërsa për Sokol Mjacaj, vrasësin e dy turistëve çek Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, u mor më 15 Dhjetor, ditën kur edhe i riu vrau në qeli të dënuarin tjetër me burgim të përjetshëm Arben Lleshi pasi mësoi vendimin ndaj tij.
Gjithashtu i plagosur mbeti edhe i burgosuri tjetër, Indrit Shaqja.