Vijon mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin, zbardhen detaje, ja çfarë ka kërkuar Rama

Ashtu siç ishte parashikuar, do të mbahet sot dhe nesër mbledhja e qeverisë në Shëngjin.

Gazetari Ergys Gjençaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, u shpreh se ende vijon mbledhja informale e qeverisë. Më tej gazetari Gjençaj raportoi se kreu i qeverisë, Edi Rama ka vënë theksin te organizmi i PS-së dhe angazhimi i deputeteve në debatet parlamentare.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të ketë diskutime mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri. Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama ‘surprizoi’ me lëvizjen e tij, duke bërë një lëvizje, ndërsa vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

“Vijon mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin. Mbledhja është e përqendruar te sfidat dhe synimet që qeveria socialiste ka për vitin 2024. Është diskutuar për riorganizimin dhe përgatitjen e kësaj force në terren po ashtu. Nuk mund të themi se kemi ndryshime në kabinetin qeveritar, përveç atij të djeshëm, krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vënë theksin te organizmi i PS-së dhe angazhimi i deputeteve në debatet parlamentare. Në lidhje me mbledhjen, pritet që të kemi një sesion të dytë, pas drekës, ku priten të diskutohet sërish. Nesër në mëngjes do të vijohet me diskutime për objektiva për vitin 2024.”, raportoi ‘live’ gazetari Ergys Gjençaj.

()

Arena e Lajmit

Vijon mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin, zbardhen detaje, ja çfarë ka kërkuar Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook