Vrasja e Gëzim Sinomatajt/ Rrumbullaku ngre grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes

Vrasja e Gëzim Sinomatajt/ Rrumbullaku ngre grup të

Vrasja e Gëzim Sinomatajt me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesën në katin e tretë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e 7 Janarit ka tronditur vendin.

Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, prej ditës së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të zbardhur krimin mafioz.

Pjesë e analizës janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu janë grumbulluar një numër i madh pamjesh filmike nga kamerat në zonë në kohën kur ka ndodhur vrasja e 23-vjeçarit.

Dyshohet se atentati me snajper ndaj të riut është bërë nga brenda BMW-së ku lëviznin autorët, ndërsa në momentin e ngjarjes zona ka qenë pa drita.

Vrasja e Gëzim Sinomatajt/ Rrumbullaku ngre grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook