A kanë përfitime pensionistët shqiptarë që punojnë? E sqaron avokatja

A kanë përfitime pensionistët shqiptarë që

Shtesë 0.5 për qind në muaj, ose 6 për qind për çdo vit pune përfitojnë të gjithë ata pensionistë, të cilët vijojnë që të jenë pjesë e tregut të punës. Kushti i vetëm që duhet të përmbushin është që gjatë kohës që janë në marrëdhënie pune duhet të tërheqin vetëm pagën dhe në momentin e shkëputjes së kontratës aplikohet edhe shtesa.

Kjo kategori, thotë avokatja Teuta Shkëmbi, nuk është e përjashtuar nga kontributet. Të vetmit që nuk paguajnë sigurime janë të vetëpunësuarit. Janë rreth 17 mijë të moshuar të cilët edhe pse kanë mbushur moshën e daljes në pension vijojnë që të punojnë.  Shkëmbi u ndal edhe tek kushtet e reja që duhet të përmbushen për të dalë në pension.

Prej janarit të këtij viti, mosha e daljes në pension për burrat vijon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me 2 muaj, përkatësisht është 61 vjeç e 8 muaj. Veç kësaj ka ndryshuar edhe portofoli i sigurimeve. Kështu për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet që ata të cilët dalin rishtazi në pension të kenë jo më pak se 38 vite e 4 muaj.

 

A kanë përfitime pensionistët shqiptarë që punojnë? E sqaron avokatja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook