Sot në Shëngjin vijon mbledhja e qeverisë për të dytën ditë radhazi. Ditën e djeshme mbledhja zgjati për rreth 10 orë dhe u mbajt me dyer të mbyllura.
Çështjet kryesore ishin objektivat e qeverisë, parlamentit dhe Partisë Socialiste për vitin 2024.
Nga ministrat, drejtuesit kryesorë të shumicës socialiste në parlament dhe partisë bënë një bilanc të arritjeve dhe mosarritjeve të vitit që lamë pas.
Nga diskutimet e bëra, kryeministri Edi Rama i përcaktoi secilit sektor objektivat që duhet të përmbushë. në qendër të diskutimeve ishte edhe prezantimi i sfidave të administratës publike, shërbimeve dhe inovacionit për muajt ne vijim.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet të bëhet një konkluzion i debatit dhe të ndahen detyrat për gjithësecilin.
Gjithashtu do të mbahet edhe mbledhje e kabinetit qeveritar, vendimet e së cilës do të komunikohen në përfundim.