Napoli po kalon një moment të errët, nuk ka asnjë efekt as “kura” Mazzarri, përkundrazi, me të në stol po bëjnë edhe më keq. Temë kryesore mbetet e ardhmja e trajnerit, por presidenti De Laurentiis po has shumë vështirësi, Conte vijon ta refuzojë, ndërsa opsionet e tjera në këtë pikë të sezonit nuk bindin plotësisht. Kjo situatë jo pozitive po ndikon shumë edhe te yjet e ekipit, ku Osimhen e Kvaratskhelia janë me “valixhe në duar”, presin fundin e sezonit për t’u larguar. Pak ditë më parë sulmuesin nigerian rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026, por “Topi i Artë” afrikan nuk pritet të qëndrojë më gjatë, për këtë është i bindur agjenti i Kvaras:
“Po e them tani, në verë Osimhen do të transferohet në Arabi”, u shpreh agjenti i Kvaras duke folur më pas për gjeorgjianin: “Ai nuk do ta pranonte një transferim në Arabinë Saudite as për 1 miliardë euro. Ai mund të firmos për Real Madrid, për Bayern Munich, për Barçën apo për Man.City.
Kvara ka objektivë të tjerë, kërkon të ketë sukses. Është ende herët për të folur për të ardhmen e tij, ai është një lojtar i shkëlqyer, asnjë skuadër nuk do të ishte kundër për ta pasur në ekip, por është ende herët për të folur për këtë”, u shpreh agjenti i Kvaratskhelia.
()