E kryer/ Bonucci vendos për të ardhmen, mbrojtësi gati për aventurën e re

Gjithçka e kryer për transferimin e Leonardo Bonuccit nga Union Berlin në Fenerbahce. Ish-mbrojtësi i Juventusit është nisur për në Stamboll nën shoqërinë e agjentit të tij dhe në orët në vijim do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin turk para firmës në kontratën e re, e cila pritet të jetë e vlefshme për 6 muaj.

Ndërkohë, vetë Fenerbahçe ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton fillimin e negociatave me lojtarin, duke përgatitur tifozët për zyrtarizimin.

“Klubi po punon për forcimin e skuadrës gjatë merkatos  dimërore, për këtë arsye kanë nisur negociatat për transferimin e mbrojtësit Leonardo Bonucci. Futbollisti italian do të mbërrijë në Stamboll pasditen e sotme për vizita mjekësore dhe më pas do t’i prezantohet publikut”, thuhet në njoftimin për shtyp të Fenerbahces.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

E kryer/ Bonucci vendos për të ardhmen, mbrojtësi gati për aventurën e re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook