Fundi i janarit dhe fillimi i muajit shkurt do të shënojë pikun e virozave. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të predispozuar për t’u prekur nga këto viroza, për shkak të imunitetit dobët. Përveç virozave, ka dhe një përhapje të COVID-19, duke shtuar infektimet. Në bazë të testeve të kryerja, virozat mbizotërojnë.
Virusi SINCICIAL tek fëmijët shkakton një gjendje shëndetësorë me të rënduar. Përveç ndihmës mjekësore të specializuar, një shqetësim për bluzat e bardha mbeten ilaçet e marra pa rekomandimin e mjekut.
Mjekët epidemiolog, bëjnë thirrje që qytetarët e prekur si nga virozat dhe COVID të përdorin maskat, të shmangin ambientet e mbyllura dhe më kryesorja higjiena vetjake.