“Kam bërë 5 vite burg, kam pikëpyetjet e mia”, zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit për ‘Gërdecin’: Kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë Meico është një nga personat që po dëshmon sot në procesin ndaj Mediut për çështjen ‘Gërdeci’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për dëshminë e Pinarit sot në GJKKO. Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.

()

Arena e Lajmit

“Kam bërë 5 vite burg, kam pikëpyetjet e mia”, zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit për ‘Gërdecin’: Kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook