Koncesioni i sterilizimit/ SPAK merr në pyetje dy të arrestuarit, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin, Kodian Rjepaj

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK merr në pyetje dy të arrestuarit,

Prokuroria e Posaçme ka nisur marrjen në pyetje të dy të arrestuarve për koncesionin e sterilizimit, biznesmenin fitues të tenderit, Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Biznesmeni fituesi i koncesionit 100 mln euro akuzohet për mashtrim dhe ka njohje me ish-ministrit e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si edhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Nën hetim për koncesionin është edhe ish-ministri, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte.

Ditën e djeshme (9 Janar) ai u mbajt 9 orë në Prokurorinë e Posaçme ku u pyet në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Hetimi për koncesionin

Tre dekada më parë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ishin dy shokë klase dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Ata u takuan sërish në Tiranë njëzet vjet më vonë; i pari si zv.ministër i Shëndetësisë dhe i dyti si sipërmarrës i vogël në Itali, i cili e quante veten një “promotor biznesi”.

Rrapaj u kthye në vendlindje në nëntor 2013 për të marrë pjesë në nismën “Thuaji po Shqipërisë” – një takim me mjekë të diasporës – dhe pozoi përkrah kryeministrit Edi Rama, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe mikut të tij të vjetër, Klodian Rrjepaj.

Më pas, Rrapaj u shfaq në një seri takimesh zyrtare në Umbria të Italisë në vitet 2013-2014 përkrah ministrit Beqaj dhe zv.ministrit Rrjepaj, të trumbetuara në media si “bashkëpunime ndërkombëtare”, por që sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, qëllimi i vërtetë ishte përgatitja e një koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në favor të biznesmenit Rrapaj.

Koncesioni i sterilizimit është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama’ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Pasi hetoi për 3 vjet, Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi në gjykatë arrestimin e ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj dhe masa më të buta sigurie për gjashtë anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit.

Ajo është një ndër dosjet e para të denoncuara në Prokurorinë e Posaçme që prej vitit 2019, ndërkohë që vendimmarrja vjen pas më shumë se katër vitesh hetime.

Ilir Rrapaj, një ish-emigrant shqiptar në Itali, u bë përfituesi kryesor i koncesionit të sterilizimit pasi vendosi kontakte me ish-ministrin Ilir Beqja dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

Përmes kompanisë së tij të vogël me kapital 1 mijë euro të regjistruar në Prishtinë, Investital LLC, Rrapaj mori 40% të aksioneve në konsorciumin që fitoi koncesionin. Aksionet e tjera zotëroheshin nga kompanitë italiane “Servizi Italia” me 30%, “Tecnosanimed” me 15% dhe “U.Jet” me 15%.

Kontrata koncesionare shkaktoi ‘dhimbje koke’ në Ministrinë e Shëndetësisë pas nisjes së zbatimit të saj për shkak të kostove të larta, çka e detyroi ministrinë që ta rinegocionte atë, shkruan BIRN.

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK merr në pyetje dy të arrestuarit, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin, Kodian Rjepaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook