Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit

Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit

Kuvendi njofton KQZ-në për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Në shkresë, Kuvendi informon Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për përfundimin e mandatit të deputetit të Ahmetajt përpara afatit kushtetues për shkak se ai ka munguar pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Parlament.

Në njoftim sqarohet se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023 dhe i kërkon KQZ-së krijimin e vakancës.

“Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “d” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thuhet në shkresën e Kuvendit depozituar në KQZ.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

Megjithatë, ka zëra se Bici aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pritet të mos e pranojë mandatin, kështu automatikisht do i kalojë juristit Plarent Ndreca, i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë.

Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit

Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook