La Brojën në stol, Pochettino shpjegon vendimin: Nuk është normale…

Pa Brojën në formacion, Chelsea pësoi një humbje përballë Middlesbrough, një humbje që djeg jo pak pasi bëhet fjalë për një ekip që militon në kategorinë e dytë. Në sfidën e parë gjysmëfinale në FA Cup, blutë u befasuan duke pësuar një disfatë minimale 1-0. Në mënyrë surprizë, trajneri Pochettino vendosi ta niste këtë ndeshje me Brojën në stol, ndërsa ekipi i tij në fushë hasi vështirësi që në fillim, nuk ishin të qartë në fazën sulmuese pavarësisht se kishin 72% kontrollin e topit.

Middlesbrough bëri lojën e tij, nuk vodhi asgjë, ndërsa në minutën e 37-të kaluan në avantazh. Në pjesën e dytë, Pochettino u përpoq të shmangte këtë humbje duke hedhur në fushë Brojën dhe Mudryk, por pa sukses. Për sa kohë ishte në fushë, Broja dhuroi një paraqitje të mirë, të paktën në raport me pjesën tjetër të fazës ofensive. Më 23 janar, në ndeshjen e kthimit, Chelsea duhet të përmbys rezultatin nëse dëshirojnë të shkojnë në finalen e FA Cup. Trajneri Pochettino në përfundim të ndeshjes, theksoi se ekipi i tij bëri shumë gabime, mbi të gjitha në pjesën e parë, teksa nuk ishin të qartë në finalizim ndërsa u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me vendimin për të lënë Brojën në stol:

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, u shpreh Pochettino.

()

Arena e Lajmit

La Brojën në stol, Pochettino shpjegon vendimin: Nuk është normale…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook