Lëvizte me çifte nëpër fshat duke krijuar panik te banorët, e pëson 17-vjeçari në Mat

Një 17-vjeçar do të procedohet penalisht nga policia, pasi lëvizte në rrugët e fshatit me një armë gjahu, duke shkaktuar panik tek banorët. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Stojan në Mat.

Është bërë e mundur rrethimi i zonës, ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së policisë, i riu me inicialet O.C., tentoi që të fshihte në tavanin e banesës së shokut të tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nisi procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
()

Arena e Lajmit

Lëvizte me çifte nëpër fshat duke krijuar panik te banorët, e pëson 17-vjeçari në Mat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook