Masakruan me thikë shqiptaren shtatzënë, kamerat kapin momentin kur autorët hedhin sendet personale në plehra. Videot rrëzon pretendimin e 39-vjeçarit se…

Një video shihen dy të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë në Selanik, menjëherë pas krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash. Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një dyqani rreth orës 12.15 të mesnatës.

Në pamje shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar. “Protothema” shkruan se ata shihen duke parë me kujdes rrugën.

Në sekondat e ardhshme, kamerat i regjistrojnë ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe në fakt me ritme të shpejta.

Në një video të publikuar dje nga protothema.gr, 41-vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku çifti jetoi.

Arena e Lajmit

Masakruan me thikë shqiptaren shtatzënë, kamerat kapin momentin kur autorët hedhin sendet personale në plehra. Videot rrëzon pretendimin e 39-vjeçarit se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook