Mbesa e akuzoi për abuzim që në moshën 9-vjeçare, shqiptari vret me çifte kunatin 33-vjeçar

Mbesa e akuzoi për abuzim që në moshën 9-vjeçare,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Mbesa e akuzoi për abuzim që në moshën 9-vjeçare, shqiptari vret me çifte kunatin 33-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook