Duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, politikani Dashamir Shehi tha në “Open” në News 24, se në qeverinë aktuale të Edi Ramës nuk ka asgjë politike dhe se kreu i qeverisë ka krijuar një distancë.
“Sa herë i është tek i ka ndryshuar ministritë. Ka vite që në qeveritë shqiptare, ndryshimi i një ministri nuk ka një vlerë reale. Kryeministri, ky i fundit ka krijuar një distancë kaq të madhe me qeverinë sa duket sikur heq një drejtor. Mënyra se si e koncepton shtetin, ky i gjen punë njeriut. Do të marrin vendime të rëndësishme meqë është viti i fundit dhe do të afektojë buxhete. Këtij i duhet skuadra e vjetër e bashkisë.
Nuk është se ka një dramë të madhe në këtë mes. Qeveria e tij nuk ka peshë politike.
Asnjë prej tyre nuk ka një peshë politike brenda Partisë Socialiste, hiq atë që ka vendosur në Ministrinë e Brendshme. Qeveria Berisha kishte një peshë politike, megjithë defektet. Ky s’ka asgjë politike dhe u gjen punë dhe e bashkon. Brenda kësaj qeverie nuk ka asnjë lidhje organike. Mirë nuk e do Kulturën. Po çoje te Ministria e Arsimit, do të ishte më e fisme. Ky sajon ministri. Ky nuk ka ministri pune”, tha Shehi.