Rama ndryshon strategji për Porto Romanon: Do të kalojmë me financim të brendshëm

Rama ndryshon strategji për Porto Romanon: Do të kalojmë me

Kreu i qeverisë Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes dy ditore në Shëngjin ka zhvilluar takim me gazetarët. Rama u ndal te prioritetet për vitin 2024 dhe riorganizimit të Partisë Socialiste.

Ai tha se për Porto Romano është ndryshuar strategji dhe se tashmë do të kalohet me financim të brendshëm.

Kjo sipas Ramës, për të mos u varur nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja.

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama.

Rama ndryshon strategji për Porto Romanon: Do të kalojmë me financim të brendshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook