Sulmuesi nuk ia del, Juventus pa yllin e skuadrës ndaj Frosinones

Federico Chiesa nuk është gati për ndeshjen e të enjtes në Kupë, ndaj Frosinones. Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri i Juventusit, Maximilliano Allegri u shpreh se sulmuesi nuk është ende gati.

“Chiesa nuk është thirrur, ai nuk mund të luajë. Sot ai ishte më mirë, gjuri i tij po përmirësohet dhe nëse gjithçka shkon si duhet, ne do ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Sassuolos” – Tha ai.

26-vjeçari është impenjuar në 16 ndeshje këtë sezon në kampionat, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar pasin e fundit 2 herë. Për të, ky është edicioni i katërt në Torino, pas një eksperience të bukur te Fiorentina.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Sulmuesi nuk ia del, Juventus pa yllin e skuadrës ndaj Frosinones

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook