U vetëvra në qendrën e azilit në Britani, 27-vjeçari Leonard Farruku përcillet për në banesën e fundit në periferi të Tiranës

U vetëvra në qendrën e azilit në Britani, 27-vjeçari

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Leonard Farrukut, 27-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur në Britaninë e madhe ndërsa priste shqyrtimin e kërkesës së tij për azil.

Ceremonia e vogël e varrimit u bë sot në periferi të Tiranës, ndërkohë i riu besohet se u vetëvra më 12 dhjetor, ndërsa gjendej në strukturën akomodimi e ashtuquajtur “Anija Burg”, në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil.

Të afërmit e azilantit të pajetë hedhin dyshime sa i takon shkakut të vdekjes. Tezja e Leonard Farrukut tha për Agjencinë Reuters, se nipi i saj ishte trajtuar keq në anijen burg. Riatdhesimi i trupit u bë pasi motra e të ndjerit bëri thirrje në rrjetet sociale për mbledhje fondesh dhe mundi të sigurojë 10 mijë paund.

U vetëvra në qendrën e azilit në Britani, 27-vjeçari Leonard Farruku përcillet për në banesën e fundit në periferi të Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook