I intervistuar nga Sportmediaset, sulmuesi i Sassuolo-s, Andrea Pinamonti nuk hezitoi të fliste për fillimet e tij si futbollist dhe gjithashtu për ambiciet e tij për të ardhmen.
“U largova nga shtëpia ime kur isha 14 vjeç dhe në Inter gjeta një mjedis ku mund të rritesha edhe si njeri. Aty kam luajtur pak në një ndeshje në Champions League, por do të doja të luaja në vazhdimësi dhe të isha protagonist.
Sassuolo si realitet është i krahasueshëm me Empolin sepse është shumë i vogël, megjithatë më ka goditur në zemër për shkak të dashurisë së madhe që përcjell tifozeria”. Pinamonti ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Sassuolon dhe ka realizuar 7 gola.
(J.S/)