Një ditë historike ishte kjo e sotmja për Shqipërinë, me vendin tonë që u vizitua nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Xhovani Malago.
Ai, së bashku me presidentin e KOKS, Fidel Ylli nënshkuran një bashkëpunim që konsiston në ofrimin e një eskpertize të nivelit të lartë nga Italia, ndihmë në kualifikimin e trajnerëve shqiptarë, ngritja e kampeve për sportistët, promovimi i lëvizjes olimpoike, si edhe një suport cilësor në çështjet e mjekësisë sportive.
Në vizitën e tij në Parkun Olimpik, presidenti Malago, që shoqërohej edhe nga Drejtori i Komunikimit Danilo di Tomaso u njoh edhe me projektet e rëndësishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë nga masivizimi i sportit në shkolla, synimi për të afruar sa më tepër njerëz në aktivitete si edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturave që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj, si edhe tek organizimi i Lojërave Olimpike të Europës Juglindore.
Gjithashtu, Delegacioni i Komitetit Olimpik Italian u pritën në një takim të nivelit të lartë me kryeministrin z. Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit znj.Orgeta Manastirliu si dhe Zv. ministrin e Sportit z. Endrit Hoxha.