I del emri te klubi i madh i Bundesligës, Edon Zhegrova në modë

Pas rikthimit të Jadon Sanchos, Dortmund kërkon të tjera përforcime në sulm. Sipas asaj që shkruan “derwesten.de”, klubi gjerman ka identifikuar Edon Zhegrovën si një futbollist i cili mund të jetë i nevojshëm për skemat e trajnerit Edin Terzic.

24-vjeçari luan prej katër sezonesh te Lille dhe në Ligue 1 numëron 50 ndeshje. Në këtë edicion, Zhegrova në kampionat ka realizuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë.
Për lojtarin, Lille ka vlerësim të madh dhe kërkon mbi 20 milionë euro.

Për Zhegrovën kalimi në një kampionat si ai gjerman do të ishte vërtetë një “trampolinë” e madhe për të. Sa i takon interesimit, Dortmund nuk është skuadra e vetme, pasi pas “dere” janë edhe ekipe të tjera nga kampionate të ndryshme.

(J.S/)

Arena e Lajmit

I del emri te klubi i madh i Bundesligës, Edon Zhegrova në modë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook