“Ju jeni shumica”, Berisha u drejtohet simpatizantëve nga ballkoni: Beteja që nisët zgjon “luanët e fjetur” në zemrën e opozitarëve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në rrugën poshtë me një fjalim.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij duke u thënë se ata janë simboli i shpresës që rrezaton në katër anët e vendit.

Ai shton se përpjekja e tyre, beteja që ata kanë nisur po zgjon çdo ditë e më tepër luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë.

“Çdo natë ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri, por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Jeni sot simboli që rrezaton në katër anët e fundit shpresë, jeni drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.

Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve.

Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.

Lincoln ka thënë njëherë “një njeri mund të jetë shumica”, ndaj ju garantoj se ju so këtu jeni shumica.

Ju jeni shumica sepse guximi juaj jep guxim mbarë qytetarëve, sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve, ju jeni shumica, sepse shumica nuk do kurrë këtë pushtim.

Ju jeni shumica sepse, duhet në shesh t’u dilet për zot të drejtëve të shqiptarëve, për të treguar se Shqipëria nuk do të jetë kurrë pa opozitë”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Ju jeni shumica”, Berisha u drejtohet simpatizantëve nga ballkoni: Beteja që nisët zgjon “luanët e fjetur” në zemrën e opozitarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook