“Kam në tavolinë ftesën e Kosovës dhe Shqipërisë, por po pres Gjermaninë”

Diant Ramaj, portieri i Ajax ëndërron Gjermaninë. “Gardiani” me origjinë shqiptar, ka dhënë një intervistë për mediat në Holandë, ku thotë se ka në tavolinë ftesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithsesi, Ramaj u shpreh se po pret Gjermaninë.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, tha Ramaj.

22-vjeçari ka mbrojtur portën e Ajax në 10 ndeshje të kampionatit këtë sezon. Lojtari ka luajtur për Heidenheim dhe Frankfurt. Lojtari në fjalë shihet me mjaft prespektivë nga drejtuesit e Ajax dhe në në një të ardhme të afërt, mund të dëgjojmë shumë të flitet për të. Ramaj ka kontratë me Ajax, të vlefshme  deri më 30 qershor 2028.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Kam në tavolinë ftesën e Kosovës dhe Shqipërisë, por po pres Gjermaninë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook